Aktivitete
Aktivitetet e shenuara me rastine e 100- Vjetorit te pavaresise se Shqiperise nga Muzeu Historik Shkoder, 2012.
Me rastin e 100 – Vjetorit te pavaresise se Shqiperise Institucioni jone u perfshi plotesisht ne frymen e e ketij Jubilari duke perligjur dhe shfaqur plotesisht anagazhimin shpirteror dhe profesional te secilit prej anetareve te stafit . Ka ne qene nje sere aktivitetesh tematike qe erdhen para vemendjes se publikut qytetes shkodrane e me gjere. nepermjet ekspozitave dhe perururimeve te perfigurua me nje qellim te vetem ; shfaqjen para publikut pse jo perfshirjen e tij, ne formesimin dhe materializimin e lendes historiko – kulturore shqiptare te atdheut tone te dashur.
Gjej rastin te falenderoj me emer cilesues kete staf kreativ dhe profesionalisht te pergatitur si “ Z. Zamir Tafilica (Historian- Arkeolog), Z.Besi Beksteshi (Historian - Arkivist), Z Ndriçim Mlika(Historian – Etnograf ) te cilet ne punen e tyre shkencore dhe dashamirese, kontribuan ne saktesimin, risite dhe rritjen e ndergjegjes qytetare e kombetare.
Nuk mund te le menjane pa permendur te gjithe ata bashkepunetor dhe qytetare shkodran te cilet nepermjet punes dhe dhurimeve te veçanta qe lidheshin me kete ngjarje kontribuan ne pasurimin e gjallerimin e festes .
Nje falenderim i veçante i rezervohet pamedyshje Bashkise Shkoder , perkatesisht Kryetarit te saj Z.Lorenc Luka , Zv. Kryetareve Z. Ridvan Trashani dhe Ahmet Omi, Drejtoreshes per Kulturen prane kesaj Bashkie Znj. Elena Zorba, Keshillin Bashkiak te qytetit qe mbeshteten dhe kontribuan ne organizimin dhe realizimin e perqasjes sone te perbashket ne kete 100 – Vjetor te Shqiperise se Pavarur.
Nje merite te padiskutueshme ze ne kete hapesire edhe puna shume e mire e mediave lokale ai TV1Chanel , TV ROZAFA, TV KOLPLIKU etj, qe kontribuan ne, paraqitjen me qartesi jo vetem te punes sone, por te te gjithe atmosferes qe preku çdo cep te qytetit çdo banor te tij.
Vendi me i veçante ne keto radhe i takon publikut qytetar shkodran dhe atij gjithe shqiptar i cili u perfshi me te drejte ne ditet e festimeve e pertej duke shenuar bashke me pjesmarrjen ate çka eshte me rendesishme, njesimin me historine dhe kulturen tone te perbashket shqiptare.Shenoj se pas rreth 30 viteve shenimesh statistikore, kete vit 2012-ta, institucioni jone ka regjistruar parametrat me te larte te numrit te vizitoreve rreth 15 000 vete nga keto me bilete 10 300 vete.
Duke ju Falenderuar per gjithçka sinqerisht me respekt,
Pergjegjesi,Fatmir Juka .
Si me poshte vijone me fotogarfi aktivitetet e mbajtura gjate vitit 2012 ne Muzeun e Shkodres
(Update e siper)
Pasqyre e veprimtarise se Muzeut Historik Shkoder per vitin 2011.
Veprimtaria e Muzeut ka konsistuar ne parapergatitjen e infrastruktures muzeale ne prag te jubileut te 100 vjetorit te Pavaresise si dhe rritjen e cilesise dhe permbajtjes se informacionit.SSipas pasqyrimit figuron .
Nje aspekt ka qene ai, i pasqyrimit ne evidencat e vizitave te kryera ne dy qendrat Muzeale e cila i referohet gjendjes se biletashitjes.Nga ku figuron se per kete sezon prill- dhjetor, kemi nje numer prej 8300 vizitoresh, me nje gjendje arketimi prej 1. 123.200 lekesh.
Si me poshte vijon:
Pasqyre e veprimtarise se Muzeut Historik Shkoder per vitin 2011.
Veprimtaria e Muzeut ka konsistuar ne parapergatitjen e infrastruktures muzeale ne prag te jubileut te 100 vjetorit te Pavaresise si dhe rritjen e cilesise dhe permbajtjes se informacionit.
Si me poshte vijon:
Projekti per ngritjen e nje ekspozite te re ne Muzeun e Kalase.
Salla e ekspozites ne Muzeun e Kalase prej nje kohe te gjate nuk ka pasur nderhyrje thelbesore sa i takon konceptimit e permbajtjes se informacionit historik ashtu dhe anes estetike te ekspozimit te objekteve. Per kete qellim, duke pasur parasysh edhe periudhen e gjate te perdorimit te kesaj ekspozite, ne ndertuam nje ekspozite te re, te konceptuar me parametra te kohes, me rregulla te reja estetike, gjithashtu rezistente duke e kthyer ate ne nje ekspozite te perhershme. Mbi te gjitha ishte e nevojshme pasurimi me objekte dhe dokumentacion te zbuluar se fundmi.

Nderhyrja eshte kryer duke ju referuar ketyre fazave
Se pari- - Sherbime mirembajtje dhe lyerja Muzeut te Keshtjelles.
Se dyti – Prodhimi dhe vendosja e paneleve ekspozuese.
Koncepti Kuratorial ka shoqeruar vazhdimisht punen.
Suportet jane menduar ne profile hekuri, tub dhe me pllake llamarine. Ne kete menyre, eshte respektuar konceptimi i hershem dhe tradita jone ne perpunimin e hekurit te rrahur.
Duke filluar nga kati i pare objektet jane vendosur ne rend kronologjik ne kuti xhami dhe hekuri te mbushura me rërë dhe shkembinj, qe nepermjet lojes se drites krijojne idene e nje kulture, qe buron nga kjo toke, nga “ky dhe”. Duke u ngjitur ne katin e dyte, dizajni i eksponateve eshte konceptuar me ane te stilizimit te stolive ilire (FIBULA), shoqeruar me panele te permasave te medha qe permbajne informacion historik.
Ne forme spiralike guida vjen e permbyllet me maketin qendror te katit te dyte.

Qellimi ishte; nje paraqitje me e kapshme e me e kendshme e objekteve dhe informacionit per vizitoret e moshave dhe kulturave te ndryshme. Aty jepet nje panorama e qarte e te kaluares se qytetit me kalane si nje guacke e forte nga ku buronte pushteti politik dhe kontrolli mbi hapesiren perreth.
Se treti- Prodhimi dhe vendosja e imazheve te printuara ne Muzeun e Kalase parashikonte ilustrime me tekste, skica e fotografi per te shpjeguar me mire lenden qe permban historia e qytetit dhe e kalase. Informacioni dhe imazhet percillen te shkurta e te shpejta dygjuhesh, anglisht dhe shqip duke synuar ne perçimin e informacionit tek vizitori. Gjithe puna me keto material eshte produkt i punes shkencore te stafit te muzeut.

Se katerti- Vendosja e ndriçuesave ne funksion te evidentimit te materialit ose grup materialeve ne ate menyre qe te ndihmoje ne nje perceptim me estetik dhe qe ngjall kersheri emocionale ndaj historise se pershkruar.

Mozaiku i Shkodres i shek III - IV Pas Krishtit,dhene ne
ruajtje Muzeut te te keshtjelles nga
Parku Arkeologjik Shkoder.


Faza e fundit
Ka konsistuar ne berjen te arritshem te lendes se Muzeut per njerezit me aftesi te kufizuara, kryesisht ato me shikim dhe ecje te kufizuar.
Kjo eshte nje risi per muzete shqiptare dhe nje standart nderkombetar i kohes.
Kjo inisiative u mbeshtet nga fondacioni Niarchos Foundation ne bashkepunim me CHwB (Cultural Heritage without Borders – Trashigimia Kulturore Boterore pa kufij)
Zbatimi qendroi ne 5 drejtime kryesore.
1.Paisja me mbishkrime ne albabetin BRAIL, shqip dhe anglisht per çdo njesi ekspozuese

2.Vendosja e rampes qe mundeson viziten ne muze per invalidet me karroca.

3. Vendosja e parmakeve per mbeshtetje dhe per orientimin e guides, qe ka per synim moshat e thyera.

4.Prodhimi i replikave (kopje te objketeve me ngjyre dhe peshe te veçante, qe ndihmojne personin me aftesi te kufizuar shikimi te ndertoje idene per objektin dhe perdorimit te tij)
Kryesisht u fokusua ne riprodhimin e objekteve te arkeologjise, te atyre qe nuk kane ndryshuar forme dhe funksion qe nga lashtesia deri me sot.
5. Vendosja e sistemit qendror te audios per vizita te grupeve te medha.

Puna ne muzeun qendror “Shtepia Oso Kuka” u perqendrua;
Ne tabelizimin dygjuhesh, shqip-anglisht, te ambjenteve te brendhshme dhe te jashtme. Ne kete menyre lehtesohet percjellja e informacionit dhe orientimi i guides per vizitorin.

Sa i takon qellimit paresor qe ka muzeu ne ruajtjen dhe konservimin e trashegimise kulturore, kryesisht asaj materiale u zbatua
Projekti per prodhimin e rafteve te posaçem ne funksion te; sistemimit dhe ruajtjes se objekteve ne fondin e etnografise. me qellimin e vetem qe ky fond kishte nevoje urgjente per nderhyrje.
Jane bere dhe blerje per
Sa i takon aktiviteteve:
Per vitin 2011 Muzeu Historik Shkoder ka realizuar tre aktivitet kryesore.
Me daten 8Mars Dita Nderkombetare e Gruas ka shenuar per institucionin tone nje aktivitet te permasave sa lokale aq dhe nderkombetare.
Membeshtetjen e Fondacionit CHwB(Cultural Heritage without Borders/Trashigimia Kulturore pa Kufij) realizuam Ekspoziten me Titull “Endra ne fije”,me fokus kryesor pergatitjen e pajes se nuses.

Ne te u shfaq e gjithe gama e nje tradite sa te hershme, te pasur e te bukur qe shenon nje ngjarje te rendesishme per jetene nje vajze sic eshte dasma dhe pergatitja per jetene e re familjare.

Titulli “Endrra ne fije ” sic dhe vete flet pershkruan traditene qendisjes se petkave per paje ku nepermjet ketij artizanati aq te levruar dhe me shume pasuri lendore e fantazi krijuese pershkohen si ne fije endrrat e nje nuseje te re per jeten e ardhshme si grua dhe si nene.
Nepermjet qendisjes ajo “shkruan”deshirat se si e sheh ajo jetene ardhshme dhe devocinin per te.


Ne filozofine e fondacionit qe mbeshteti kete aktivitet qendron si themel perhapja e trashigimise se kulturave te ndryshme tek brezat e rinj.Prandaj aktiviteti u shtri ne permasa duke ftuar nxenese dhe nxens e student te shkollave qe te perfshihen direkt ne kete process e ne te njejten kohe pervec percjelljes se vlerave arrin ne kete menyre te trashegoje dhe te vendose nje lidhje mes brezave ekzitent dhatyre qe rriten perdite e bashke me keto dhe ruajtjen e kesaj tradite.

E gjithe ekspozita u transmetua live stream ne internet ne faqen zyrtare www.Balkanmseumnetwork.com ne te njejten dite ne ora 11 te dates 11 te muajiot te 11 te viti 2011 sebashkut me transmetimet perkatese te po kesaj ekspozite me te 11 Muzeumet e rrjetit te muzeumeve ballkanike ku ben pjese dhe muzeu yne.
Permendim” Muzeu i Tiranes. Shkodres, Prishtines, Gjakoves, Sarajeves, Zenices, Novi Sadit, Beogradit, Shkupit , Cetines, Podgorices. Secili nga keto muze kishte pergatitur nga nje tematike te veten qe i referohej sebashkut me ekspoziten tone titullit te ekspozites se perbashket
“1+ 1 Life and Love”- 1+1 , Jete dhe Dashuri
Ekspozita pati jehone te gjere ne qytet u mbulua nga media locale dhe ajo kombetare duke zgjeruar interesin e qytetareve ne shume dimensione.
Java e Migjenit
Me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Poetit
Ne bashkepunim me Drejtorine e pergjithshm,e te aresimit Shkoder ne oborrin e Muzeut u mbajt nje pasdite me recitime dhe kenge qe evidentonte forcen dhe vlerat krijuese te Migjenit si poet dhe prozator.Muzeu mbeshteti me ane te infratruktures se tij aktivitetin duke e shoqeruar kete me informacione qelidhen me figurine e shkrimtarit.Muzeu sebashkutme arkivin ka mbeshtetur dhe konferencat qezhvilloi Universiteti i Shkodres me kete rast.
Ekspozita me rastin e 28 Nentorit
Me titull; Rilindja Kulturore e Qytetare e fillim sheXX NE Shkoder.
Me kete rast prane Hollit kryesor te Teatrit Migjeni u cel ekspozita me titullin e mesiperm e cila tentonte te evidentonte zhvillimin e perhapjen e mendimit te perparuar qytetar europian ne Shkoder te fillim shekullit te kaluar me distance kohore mes viteve 1914 – 1939.
Ketu u shfaqen aspekte nga zhvillimete arteve si Muzika, Piktura,Teatri. Nje tjeter aspekt ishte shfaqja e mendimit letrar e publicistika dhe opinionat e kohes per fenomene te ndryshme te shoqerise shkodrane sipas tradites se Karnavalit dhe qesendise qe gjykonte keto fenomene.
Me ane te kesaj ekspozite jepet nje panorame e qarte e mendimit dhe jetes social kulturore te qytetit tone per kohen ku shenon aktiviteti dhe njikohesisht jep nje panorame te qarte ku del dhe puna e muzeut si ruajtes dhe shpjegues i lendes historike qe permban ne vetvete.
Per kete Aktivitet u shfrytezua lenda qe ruan Arkivi i Muzet nen Kujdesine e gjithe stafit punonjes.
Aktiviteti shenon nje hap per krijimin gjate ketij viti te salles se “Rilindjes Qytetare Shkodrane” prane ambienteve te Muzeut.
Analize e punës në Muzeun Historik Shkodër për vitin 2010 .
Per Muzeun Historik Shkoder veprimtaria e punes ndahet ne kater faza.
Sa i takon vitit 2010, organizimi dhe mbarevajtja e veprimtarise paraqitet si me poshte.
Periudha Janar – Mars 2010, veprimataria eshte perqendruar kryesisht ne pergatitjen e detyrave per secilin dhe sistemimin e ambienteve per pritjen e vizitoreve.
Rifreskimi e pasurimi i informacioneve historike e muzeologjike per secilin nga punonjesit shpjegues.
Vendosja e stolave ne ambientet e jashtme dhe mbjellja e luleve
Pastrimi i ambienteve te Muzeut Qendror dhe atij te Kalase dhe lyrja e tyre me boje.
Sitemimi i oborrit, mbjellja e luleve, vendosja e stolave te brendshem dhe te jashtem prane Muzeut qender (O.Kuka) dhe ne Muzeun e kalase.
Vendosja e stolave ne ambientet e brendshme
Permiresimi i sitemit te ndriçimit, jashte objektit dhe brenda sallave ekspozitive.
Vendosja ne sallen e arkeologjise e nje dyshemeje te adaptueshme per ecjen mbi kalldrem duke ruajtur dhe stabilizuar njekohesisht viziten ne kete salle.

Pasarela ne ekspoziten e Arkeologjise
Projekti ne fjale, mbeshtetur nga CHwB (Cultural Heritage without Border) shenon te parin projekt te realizuar ne mbeshtetje te njerezve me aftesi te kufizuar, shoqeruar ky projekt, gjithashtu me stolat e vendosur ne oborrin e Muzeut e neper sallat ekspozuese.
Vendosja e tabeles qe rregullon trafikun para hyrjes kryesore te Muzeut qendror.
Periudha Prill- Qershor 2010, vemendja eshte perqendruar kryesisht ne realizimin e projekteve te miratura sipas kerkeses sone nga Keshilli i Bashkise Shkoder, dhe ne pritjen e vizitoreve te pare. Kjo eshte dhe koha kur sezoni turistik fillon.
Blerje e kompjuterave per permiresimine punes dhe cilesise se saj
Vendosja e e lidhjes Internet
Projektimi dhe realizimi i Faqes WEB teMuzeut Historik Shkoder www.muzeushkoder.org.Kjo çon ne percjelljen shume shpejt dhe ne vend te njohjes se qytetit dhe vlerave te institucionit.
Rikonstruksioni i tualeteve te Muzeut qender (O.Kuka)

Ngritjen ne fuqi te sistemit te marreveshjeve , mbi detyrimet financiare, organizimin dhe mire administrimin e vizitave te turisteve ne muze mes Muzeut Historik Shkoder dhe Agjensive te Turizmit . Marreveshje kjo, e njohur nga Bashkia Shkoder, Titullari.
Pritje vizitoresh te huaj dhe vendas si dhe nxenes shkollash, studente dhe praktikante te ndryshem te interesuar per studime historike.
Periudha Korrik – Tetor 2010, cilesohet si koha kur sezoni turistik qe shenon pikun e tij ne muajin shtator. Prandaj puna kryesote eshte e perqendruar terësisht ne pritjen e vizitoreve nga vende dhe kultura te ndryshme .Kjo na ka shtyre ne:
Zgjatjen e orarit te punes gjate javes si dhe mbatjen hapur te sallave te shtunave e te dielave.

Nga vizitat ne Muze
Shoqerimin i vizituesit dhe shpjegimi ne gjuhen perkatese te nformacionit qe Muzeu ka.
Pastrimi dhe sistemi i vazhdueshem i ambienteve te vizitueshme.
Forcimi i sistemit te kontrollit te rojeve.
Periudha Tetor – Dhjetor 2010.
Shenon kohen kur ka perfunduar sezoni turistik dhe behet bilanci i punes vjetore. Ne kete periudhe shenuam; perfundimin dhe botimin e Guides se Muzeut dy gjuheshe shqip – anglisht, pune kjo e stafit te muzeut pergjate gjithe vitit duke paisur per here te pare Muzeun dhe Bashkine Shkoder me nje veper e cila, evidenton dhe promuovon vlerat e kultures materiale e shpirterore te kultures se Shkodres e me gjere.

. Kjo faze shenon dhe perfundimine e arketimeve financiare te biletave qe i shkojne Bankes se Thesarit te Bashkise Shkoder nga shoqeria Inform ShkodraTravel, sipas kontarates.
Pregatitja dhe hartimi i projekteve per buxhetin e ardhshem te vitit 2011eshte nje tjeter detyre e kryesore e kryer gjate kesaj kohe.
Aktivitete
Nga heret e shkuara, Muzeu eshte perqendruar kryesisht ne organizimin e dhe mbeshtetjen e aktivitetve shkollore si, *Festa e Abetares*, Festa e 28 Nentorit, *Ekspozita e dokumenteve dhe vulave nga shek, XIX – 1944*, *Shfaqja ne Shkollen Xheladin Fishta me projeksion te filmave dhe fotografive ne karakter arkitektonik dhe kulturor te qytetit te Shkodres* , Pritja dhe shpjegimi i vizitave te kryera nga shkollat: Ismail Qemali, Ndre Mjeda, Deshmoret e Prishtines, Xheladin Fishta te qytetit, e te fshatrave.

Festa e Abetares

Stema e Bashkise 1920

Nga vizita ne ekspozite ne Bashkine Shkoder Koleksioni i vulave

Foto dhe dokumenta te Bashkise Shkoder Flamuri i ngritur me 28 Nentor 1913
nga Bashkia Shkoder
Ka qene e pranishme ndihma e institucionit edhe per veprimtari per artiste e intelektual te njohur te qytetit si: Ramadan Sokoli, Tonin Zadeja, Bik Ndoja e Bujar Qamili.
Vlen te theksohet mbeshtetja e pakursyer qe i eshte dhene Universititetit Shkoder Luigj Gurakuqi, (pedagogeve dhe studenteve , ne dokumenta dhe pune shkencore per mbrojtje te grades Master.
Kete vit qe po mbyllim dhe konkretisht duke folur per periudhen ne fjale Muzeu Historik Shkoder ka shenuar nje rritje progresive te numrit te vizitoreve, prej me shum se 8000 vete, pa llogaritur mijera te tjere (nxenes e studente qe vizitojne falas) ku , te perkthyera ne vlere financiare jane , rreth 1.100.000 leke te reja.
Kjo periudhe shtrihet nga fillimi i muajit Prill dhe mbyllet ne fillim te muajit Nentor. Kjo fale dhe punes se bere ne vite dhe risistemimit te organizimit te vizitave per kete vit. Njohim dhe shenojme si ane shume pozitive, mbeshtetjen e Bashkise Shkoder ndaj kerkeses sone per mbeshtetje ne realizimin e projekteve qe promuovojne vlerat e intitucionit ne raport me, zhvillimet e turizmit ne qytetin tone.Po ashtu vlen te theksohet mbeshtetja dashamirese qe Media qytetese i ka bere institucionit tone.
Gjeografia e vizitoreve kap nje rreze te gjere qe shkon nga vizitoret vendas te trevave shqipfolese rreth Shqiperise, e nga Ballkani si, Serbi e Mali i Zi, .nga Europa qendrore dhe ajo veriore si : Anglia, Franca, Italia, Sllovenia, Gjermania,
Hollanda, Austria, Suedia, Norvegjia, dhe deri nga Australia e Amerika.
Muzeu ka realizuar dhe perfundoi te gjitha projektet per te cilat ka aplikuar si ato te financuara nga Bashkia dhe donatoret e huaj.Muzeu ka shenuar dhe nje pjesmarrje ne te gjitha workshopet nderkombetare realizuar ne mbeshtetje te: trajnimit te stafit dhe te hartimit te projekteve lidhur me Muzeun.
Ka perballuar me sukses non stop, te gjithe fluksin e vizitoreve, nxenesve te shkollave dhe studenteve te shkollave te mesme dhe te larta duke i mbeshtetur ata ne interesimin e tyre.
